Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Lipjan

policia

Një rast i hetimit të vdekjes është iniciuar në Lipjan.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur si pasojë e disa lëndimeve, por nuk ka treguar se për çfarë natyre të lëndimeve bëhet fjalë.

Viktima ka vdekur në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.