Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkruhet historia në Lindjen e Mesme, ministri izraelit kryeson delegacionin në Arabinë Saudite

Pasi zyrtarët sauditë dhe izraelitë filluan të flasin gjithnjë e më hapur për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në javët e fundit, duket se hapat e parë drejt kësaj po realizohen.

Përkatësisht, ministri i Turizmit i Izraelit, Haim Katz, mbërriti të martën në Arabinë Saudite për konferencën e Kombeve të Bashkuara, duke u bërë kështu ministri i parë izraelit që udhëheq një delegacion izraelit në Arabinë Saudite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave izraelite, Katz do të kalojë dy ditë në Arabinë Saudite në kuadër të aktivitetit të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së.

“Turizmi është një urë lidhëse midis kombeve. Bashkëpunimi në fushën e turizmit ka potencial për të lidhur zemrat dhe përparimin ekonomik. Unë do të punoj për të përmirësuar bashkëpunimin, turizmin dhe marrëdhëniet e jashtme të Izraelit", ka thënë Katz.

Vizita e Katzit vjen pasi Izraeli dhe Arabia Saudite duket se po i afrohen një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij në OKB ka thënë se Izraeli është në prag të një marrëveshjeje historike me Arabinë Saudite.

Gjithashtu, princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman deklaroi se vendet po afrohen çdo ditë e më shumë në marrëdhënie dhe theksoi se çështja palestineze është ende jashtëzakonisht e rëndësishme në të gjithë procesin.