Botë

Armenët po vazhdojnë të ikin nga Nagorno-Karabakhu, pasi Azerbejxhani rifitoi kontrollin

Armenët etnikë po vazhdojnë të ikin pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e rajonit të tij të shkëputur të Nagorno-Karabakhut në një ofensivë dyditore vdekjeprurëse ushtarake.

Refugjatët me makina e madje edhe me traktorë udhëtuan përgjatë korridorit të Laçinit, e vetmja rrugë që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Mijëra njerëz u evakuuan nga qytetet dhe fshatrat e prekur nga luftimet dhe u dërguan në një kamp të paqeruajtësve rusë në Nagorno-Karabakh.

Një total prej 377 personash kishin mbërritur në Armeni nga rajoni që nga nata e së dielës, njoftuan autoritetet armene.

Nagorno-Karabaku ishte nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga ushtria armene në luftimet separatiste që përfunduan në vitin 1994. Forcat armene gjithashtu e kanë marrë kontrollin e një territori të konsiderueshëm rreth rajonit të Azerbajxhanit.

Azerbajxhani rifitoi kontrollin e territorit përreth në një luftë gjashtëjavore me Armeninë në vitin 2020.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia i dha fund luftës dhe një kontigjent prej 2 mijë paqeruajtësish rusë u dërgua në rajon për ta monitoruar atë.

Pjesë të Nagorno-Karabakut që nuk u rimorën nga Azerbajxhani mbetën nën kontrollin e autoriteteve separatiste.