Sheshel, me 14 mijë nënshkrime të radikalëve, kandidat për kryetar të Serbisë

Sheshel, me 14 mijë nënshkrime të radikalëve, kandidat për kryetar të Serbisë

06 March 2017 14:15

Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë ia kanë dorëzuar sot Komisionit zgjedhor afër 14 mijë nënshkrime me të cilët kanë përkrahur kandidaturën e Vojislav Sheshelit për kryetar të Serbisë, transmeton Koha.net.

Radikalët serbë kanë theksuar se Sheshel ka “alternativa ndaj kandidatëve properëndimorë Vuçiq, Jeremiq e Jankoviq", përcjell FoNet.

Ata janë të bindur se në rundin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues dhe se do të zhvillohet një luftë e madhe politike ndërmjet Vuçiqit e Sheshelit.

Partia radikale serbe angazhohet haptas kundër BE-së dhe pro Rusisë.

Zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen më 2 prill.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme