SHBA-ja ka aprovuar transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë amerikanë F-16 nga Danimarka dhe Holanda kur pilotët ukrainas të jenë të trajnuar plotësisht për të operuar.
“Në këtë mënyrë, Ukraina mund të ketë avantazh të plotë me kapacitetet e saj të reja”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Por, do të jenë në pyetje muaj para se Kievi të jetë në gjendje t’i përdorë avionët kundër Rusisë.
Holanda mendohet se ka rreth 24 avionë operacionalë F-16 të cilët do të vihen jashtë shërbimit dhe do të zëvendësohen me avionë më të avancuar të luftës, raportoi BBC.
Edhe Danimarka po planifikon për një ngritje të kapacitetit me rreth 30 F-16.
SHBA-ja pati përjashtuar idenë e avionëve F-16 për Ukrainën, duke u shqetësuar se kjo do të çonte në përshkallëzim të mëtejmë me një Rusia të armatosur me armë bërthamore.