Botë

Zelanda e Re heq kufizimet e COVID-19

 

Zelanda e Re ka hequr dorë nga kufizimet e saj për COVID-19, duke shënuar kështu fundin e reagimit të qeverisë ndaj pandemisë.

Kryeministri i vendit, Chris Hipkins ka bërë të ditur se masa për të mbajtur maska ​​në spitale dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor do të përfundonte në mesnatë.