Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostradat dhe janë mbledhur në Tel-Aviv në demonstratën e fundit mbarëkombëtare kundër rishikimit gjyqësor të planifikuar të Qeverisë.
“Dita e përçarjes” të martën erdhi pasi aleatët e kamotshëm të kryeministrit shtynë një pjesë të diskutueshme të legjislacionit përmes një komisioni parlamentar, përpara votimit që pritet javën e ardhshme.
Protestat shtesë janë planifikuar gjatë të martës në kundërshtim me vendosmërinë e qeverisë Netanyahu për të miratuar komponentët e planit të rishikimit përpara pushimeve verore të parlamentit.
Ligjet e propozuara do t'u jepnin ligjvënësve kontroll më të madh mbi emërimin e gjyqtarëve dhe do t'i jepnin Parlamentit fuqinë për t’i rrëzuar vendimet e gjykatave të larta dhe për të miratuar ligje të papërshkueshme nga shqyrtimi gjyqësor.
Sipas raportimeve, projektligji ua kufizon kompetencat mbikëqyrëse Gjykatës së Lartë.