Botë

Putini ia ka ofruar grupit Wagner opsionin për të qëndruar si njësi e vetme

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se ai u ofroi mercenarëve të kompanisë ushtarake private “Wagner” opsionin për të vazhduar që të shërbejnë si njësi e vetme me komandë autonome, kur u takua me ta pas revoltës së shkurtër muajin e kaluar.

Komentet e Putinit, duket se pasqyrojnë përpjekjet e tij për të siguruar besnikërinë e mercenarëve të “Wagnerit”, një prej forcave më të afta ruse në Ukrainë, teksa fati i shefit të tyre, Yevgeny Prigozhin, mbetet i paqartë.

Komentet erdhën gjithashtu në mes të përplasjeve të reja që u shfaqën në ushtrinë ruse teksa lufta po kalon muajin e saj të 17-të dhe Ukraina po kryen një kundërofensivë kundër forcave pushtuese.