Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Me djegie të drogës, në Birmani shënohet Dita ndërkombëtare kundër trafikimit të saj

Autoritetet në Birmani kanë shkatërruar sasi të madhe të drogës së sekuestruar në vlerë prej 446 milionë dollarësh për të shënuar ditën e përvitshme ndërkombëtare kundër trafikut të drogës.

Djegia e drogës u bë pasi ekspertët e OKB-së paralajmëruan për rritje të prodhimit të opiumit, heroinës dhe metamfetaminës në Birmani, me eksportet që kërcënojnë të zgjerojnë tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Birmania ka një histori të gjatë të prodhimit të drogës që lidhet me pasigurinë politike dhe ekonomike të shkaktuar nga dekada të konfliktit të armatosur.

Vendi është prodhues dhe eksportues i madh i metamfetaminës dhe prodhuesi i dytë më i madh i opiumit dhe heroinës në botë pas Afganistanit.