Një dron turk ka vrarë dy zyrtarë kurdë lokalë dhe shoferin e tyre në Siri të martën.
Autoriteti i udhëhequr nga kurdët në Sirinë verilindore ka thënë se sulmi afër qytetit Qamishli ka goditur një veturë ku gjendeshin zyrtarët. Një tjetër zyrtar mbeti i lënduar.
Sulmi është ndër të fundit të një seri sulmesh nga ushtria turke që ka vënë cak zyrtarët kurdë dhe luftëtarët në verilindje të Sirisë për muaj, raportoi AP. Turqia ka thënë se milicia kryesore kurdë siriane është aleate e një grupi të jashtëligjshëm kurd që ka udhëhequr një kryengritje kundër Turqisë që nga viti 1984. Ai konflikt me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, ka vrarë mijëra njerëz deri tani.
Zyrtarët që u vranë po vizitonin institucionet e drejtuara nga Administrata autonome e udhëhequr nga kurdët në veri e lindje të Sirisë.