Botë

Vrasja e palestinezit, shembja e shtëpisë nga Izraeli thellon konfliktin në Bregun Perëndimor

Gaza

Ilustrim

Ushtria izraelite ka shkatërruar shtëpinë e një palestinezi të akuzuar për vrasjen e ushtarit izraelit në tetor të vitit 2022.

Gjatë shkatërrimit të shtëpisë, izraelitët kanë vrarë një palestinez, duke thelluar edhe më shumë krizën në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se 20-vjeçari është qëlluar në kokë në qytetin Nablus, epiqendër e konfrontimeve mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Izraeli shkatërron shtëpitë e sulmuesve me pretendimet për t’i ndalur sulmet e ardhshme.

Kritikët kanë thënë se kjo taktikë përdoret për ndëshkim kolektiv të palestinezëve.

Në muajt e fundit Izraeli dhe palestinezët kanë nisur valën e re të dhunës, e përqendruar në Bregun Perëndimor.

Vetëm sivjet në këtë pjesë janë vrarë 120 palestinezë.

Izraeli është arsyetuar se shumica e të vrarëve ishin militantë, por janë vrarë edhe protestues të rinj që kanë gjuajtur vetëm me gurë dhe nuk ishin të përfshirë në grupet militante.

Nga sulmet palestineze sivjet janë vrarë 20 izraelitë.