Botë

Përçarje mes hebrenjve shkaku i Netanyahut

Ultraortodoksët e Izraelit, të njohur si haredi, përbëjnë 13% të popullsisë 9.7-milionëshe të vendit. Komuniteti i mbyllur ka qenë prej kohësh në kundërshtim me shumicën laike
 

Protestat javore kundër rishikimit ligjor kanë adoptuar ndonjëherë tema antifetare, veçanërisht përpara një afati të caktuar nga gjykata më 31 korrik për Netanyahun për të paraqitur një ligj të ri për të adresuar çështjen e regjistrimit ultra-ortodoksë. Nuk është e qartë nëse një projektligj i propozuar do të kalonte mbledhjen ligjore. Ajo nuk kërkon të tërheqë më shumë burra ultraortodoksë në ushtri, por përkundrazi do t’i shtyjë ata që t’i bashkohen fuqisë punëtore më herët

Zhurma e fëmijëve dhe muzika jehonin në një korridor të ngushtë të bodrumit në Izrael, teksa ata kërcenin në një mal me topa plastike dhe qeshnin.

Atmosfera ndryshoi papritur atë të shtunë të muajit të kaluar, pasi të paktën dhjetëra burra besimtarë u shfaqën dhe bllokuan hyrjen, duke akuzuar këndin e brendshëm të lojërave për përqeshje të shtunës së shenjtë të hebrenjve. Prindërit e zemëruar u përballën me ta, shpërthyen përleshjet dhe në një çast, qendra në këtë qytet të përzier ishte bërë simbol i betejës më të madhe midis hebrenjve shekullarë dhe fetarë në Izrael.