Inflacioni në Gjermani është zbutur në 6.1 për qind në muajin maj, pas disa muajsh në rënie, ani pse ekonomia më e madhe e Evropës konfirmoi rritjen e çmimeve deri në 15 për qind.
Të dhënat preliminare kanë treguar se norma vjetore e inflacionit është më e ulët se 7.2 për qind në muajin prill, ndërkaq në shkurt qëndronte në 8.7 për qind.
Mirëpo tani ngritja e çmimeve po nxit inflacionin, ani pse rritja vjetore e kostos së ushqimit është ulur në 14.9 për qind në muajin maj nga 22.3 për qind sa ishte në muajin mars.
Christine Klar, e cila e koordinon shpërndarjen e ushqimit në Berlin, ka thënë se është rritur numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë pasi kanë arritur në kufijtë e të ardhurave të tyre mujore.
Ekonomistët kanë vlerësuar se do të kalojnë shumë muaj para se konsumatorët e pakënaqur të shohin nivele më normale të inflacionit që do të reflektohen në çmimet e produkteve.
Klas ka thënë se ngritja e çmimeve ka nisur menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Çmimet e larta nëpër shtetet evropiane kanë detyruar punëtorët që ta kërkojnë ngritjen e pagave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.