Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Kolumbi, në kuadër të turneut njëjavësh në Amerikën Latine, derisa po rriten tensionet në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.
Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.
Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton “opsionin ushtarak” në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.
Ministria e jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.
Gjatë një konference për gazetarë, zoti Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion ushtarak në Venezuelë.
“Derisa miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine”, tha Santos.
-
Pence do të udhëtojë në Kolumbi pas ngjarjeve të dhunshme
-
Pence e do izolimin e Venezuelës
-
Pence diskuton për Venezuelën
-
Presidenti i Kolumbisë paralajmëron "rebelim" në Amerikën Latine nëse SHBA-ja s'rishikon politikat
-
Presidenti kolumbian: Ekziston kërcënim real nga veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë