Botë

Përmbytjet në Somalinë qendrore zhvendosën 400 mijë persona

Përmbytjet në Somalinë qendrore lanë mijëra familje të zhvendosura në Beledweyne, qyteti me dendësinë më të lartë të popullsisë në rajon.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se kombi i Bririt të Afrikës është goditur fort nga vërshimet, që po shkaktohen nga ndryshimi klimatik.

"Më shumë se 460,000 njerëz janë prekur, duke përfshirë gati 219.000 njerëz që janë zhvendosur", thuhet në vlerësimet e hershme.

Rritja e nivelit të ujit në Beledweyne detyroi një numër objektesh të rëndësishme të mbylleshin në qytet, duke përfshirë zyrat qeveritare dhe spitalin kryesor të qytetit.

Banorët lokalë thanë për Associated Press se ishte "përmbytja më e keqe e përjetuar ndonjëherë", duke përmendur madhësinë e përmbytjes dhe dëmtimin e mëvonshëm në pronë.

Banorët kanë frikë nga epidemia e kolerës dhe shpërthimi i malaries nëse përmbytjet vazhdojnë.