Botë

Një nga vendet më të shtrenjta në botë rrit pagën minimale për 32 centë për orë

Është një nga qytetet më të shtrenjta për të jetuar, me tregun më të papërshtatshëm të patundshmërive dhe parkingjet që arrijnë deri në një milion dollar për njësi. Por kur Qeveria e Hong-Kongut rriti pagën minimale prej 32 centësh në orë të hënën, aktivistët dhe punëtorët reaguan ashpër.

“Mendojmë se është e papranueshme”, ka thënë Wong Shek-hung, drejtori i organizatës “Oxfam” në rajon. “Nuk mund t’i mbulojë nevojat bazike në Hong-Kong”.

Paga minimale tani është 40 dollarë të Hong-Kongut për orë (5.1 dollarë amerikanë), që shënon rritje prej 37.5 dollarësh të Hong-Kongut për orë (4.78 dollarë amerikanë”, shkruan CNN.

Paga minimale, e miratuar për herë të parë më 2011, supozohet të rishikohet çdo dy vjet – por herën e shkuar u ngri për shkak të telasheve me COVID-19.

Tani, Wong ka thënë se rritja minimale nuk do të sjellë ndryshime në jetën e punëtorëve të Hong-Kongut, që në vazhdimësi është renditur në mes të qyteteve më të shtrenjta në botë. Më 2022, bashkë me Los Angelesin ishin në vendin e katërt të Indeksit të Jetesës për qytete. New Yorku, Singapori e Tel Avivi ishin tri qytetet më të shtrenjta. Për krahasim, New Yorku ka pagë minimale 15 dollarë për orë, Los Angelesi 16.78, Tel Avivi mes 8.27 dhe 8.45.

Oxfami ka thënë se paga e re minimale është ende më e ulët se nevojat për të jetuar në këtë qytet. Kjo organizatë ka lutur Qeverinë ta rrisë pagën në minimum 5.78 dollarë amerikanë për orë.

Page mesatare për orë në Hong-Kong është 9.86 dollarë amerikanë për orë.