Botë

Bombarduesi i sinagogës së Parisit dënohet pas 43 vjetësh

Më shumë se 42 pas bombardimit vdekjeprurës në sinagogën e Parisit, një gjykatë në Paris ka dënuar një profesor universitar për kryerjen e sulmit. Gjykata ka vendosur që profesori libanezo-kanadez, Hassan Diab, 69-vjeçar, ishte personi i ri që pati vendosur motoçikletën shpërthyese më 3 tetor 1980.

Katër persona ishin vrarë e 38 të tjerë ishin lënduar nga shpërthimi.

Diab ka refuzuar të marrë pjesë në gjykim, por gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Prokurorët kanë argumentuar se “ishte përtej çdo dyshimi” se ai ishte prapa shpërthimit. Përkrahësit e tij kanë dënuar gjykimin duke e cilësuar si “të padrejtë”, shkruan BBC.

Image

Sulmi i sinagogës Rue Copernic ishte i pari që kishte për cak hebrenjtë në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe u bë “model” për sulme të tjera të ngjashme të lidhura me militantët në Lindjen e Mesme në vitet pasuese.

Hetimi prej dekadash nxiti debat për stërzgjatje gjyqësore dhe për vendosmërinë e drejtësisë për të mos lënë rastin të harrohet.

69-vjeçari, libanez me origjinë palestineze, e që mori shtetësinë kanadeze më 1993 dhe jep sociologji në Otavë, doli si i dyshuar pas provave të reja të vitit 1999, rreth 20 vjet pas vrasjeve.

Tetë vjet më pas, Franca lëshoi urdhërarrest ndërkombëtar dhe deri më 2014 Kanadaja s’pranoi ekstradimin. Por më 2018, në Francë rasti u shpall i mbyllur për mungesë provash dhe Diabit iu mundësua kthimi në Kanada.

Në fund, më 2021, Gjykata Supreme për herë të parë ktheu rastin. Gjithçka nisi më herët këtë muaj dhe tash ka përfunduar me dënim.