Botë

“Spidermani francez” ngjit ndërtesën e lartë në Paris për t’i dhënë një mesazh Macronit

Një alpinist i njohur si "spidermani francez" është ngjitur në një ndërtesë 38-katëshe në Paris për të demonstruar mbështetjen e tij për protestuesit e zemëruar për ligjin e pensionit që do të rrisë moshën në të cilën njerëzit mund të dalin në pension në Francë.

Alain Robert, 60 vjeç, u ngjit pa mbrojtëse, duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura dhe një palë këpucë ngjitjeje.

"Unë jam këtu për të treguar mbështetjen time për ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve", i tha ai Reutersit të mërkurën përpara se të fillonte ngjitjen e tij në ndërtesën 150 metra në zonën e biznesit La Defense të kryeqytetit.

"Unë jam këtu për t'i thënë [presidentit] Emmanuel Macron të zbresë në tokë ... duke u ngjitur pa rrjetë sigurie".

Sipas ligjit, mosha e pensionimit në Francë është rritur nga 62 në 64.

Roberti ka ngjitur mbi 150 struktura të larta në të gjithë botën, përfshirë Burj Khalifën në Dubai.