Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trageti në Filipine përfshihet nga zjarri, të paktën 31 të vdekur

Targeti - Filipine

Një traget në jug të Filipineve është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 31 personave nga rreth 250 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit sa ishin prezentë, raporton agjencia AP.

Zjarri zgjati për afro tetë orë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica e mbi 200 personave që i shpëtuan zjarrit kërcyen nga trageti “MV Lady Mary Joy 3” dhe u nxorën nga uji nga rojat bregdetare, nga marina dhe nga peshkatarët lokalë, raporton agjencia AP.

Guvernatori i provincës jugore Basilan, Jim Hataman, ka thënë se ende po kërkohen edhe shtatë persona që rezultojnë të zhdukur.

Hataman tha se trupat e 18 prej 31 viktimave u zbuluan te një kabinë e pasagjerëve.

“Këto viktima vdiqën në anije shkaku i zjarrit”, ka thënë Hataman.

Ai tha se më shumë njerëz mund të kenë qenë në traget, porse nuk janë regjistruar.

Kapiteni i tragetit, i ka thënë zyrtarëve të rojës bregdetare se ai u përpoq ta dërgonte tragetin e djegur në bregun më të afërt për të lejuar që më tepër njerëz të jetojnë.