Migrantët, duke u frikësuar nga deportimi, kanë djegur dyshekë në një qendër të paraburgimit të migrantëve në veri të Meksikës. Zjarri doli nga kontrolli dhe si pasojë vdiqën 39 persona, ka njoftuar presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, raporton agjencia AP.
Disa orë pas zjarrit, trupat e pajetë të migrantëve janë vendosur jashtë qendrës në Ciudad Juarez, që është në pranë kufirit me El Pason, Teksas në SHBA. Është një prej pikave më të mëdha të kalimit ilegal të kufirit nga migrantët.
Ambulancat, zjarrfikësit dhe furgonët e morgut ishin prezentë në vendin e ngjarjues.
39 persona kanë vdekur e 29 janë lënduar dhe janë në gjendje mjaft të rëndë, sipas Institutit Kombëtar të Imigracionit. Ishin 68 burra nga Amerika Qendrore dhe e Jugut në qendrën.
Një zyrtar i Guatemalës ka thënë se shumica e migrantëve ishin nga ky vend.
Presidenti meksikan Obrador ka thënë se zjarrin e nisën migrantët në shenjë proteste, pasi mësuan se do të deportohen.
Edhe
Shefi i autoritetit të migracionit të Meksikës akuzohet për zjarrin që mbyti 40 emigrantë
“Ata s’kanë mundur ta imagjinojnë se mund të ndodh diçka e tillë”, ka thënë Lopez Obrador.
-
Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë
-
Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë
-
Të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në një qendër migrantësh në Dallas
-
Mbi 40 meksikanë të ndaluar dhe katër të deportuar nga bastisjet në Los Angeles