Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, për bisedime në lidhje me luftën në Ukrainë, konkurrencën me Kinën, tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Bideni dhe Trudeau nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të realizohej takimi privat në rezidencën e kryeministrit kanadez në Ottawa.
Dy shtetet fqinje kanë arritur një marrëveshje për të përditësuar ligjet për azil-kërkuesit. Marrëveshja e re eliminon zbrazëtinë ligjore dhe tani dy shtetet kanë të drejtë t’i kthejnë mbrapsht azil-kërkuesit në kufij.
Si pjesë e marrëveshjes, Kanadaja pritet që të lejojë aplikimin për azil për 15 mijë migrantë.
Politika e re zbatohet për personat pa shtetësi amerikane ose kanadeze, të cilët kapen brenda 14 ditëve nga kalimi i kufirit midis dy vendeve.
Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë mbi marrëveshjen, e cila pritet të shpallet zyrtarisht të premten.