Botë

Ukraina: Së shpejti e nisim kundërofensivën ndaj Rusisë

Komandanti më i lartë i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, deklaroi se forcat e tij së shpejti do të nisin kundërofensivën, pasi të përmbyllet fushata brutale dimërore e Rusisë.

Siç raportoi TheGuardian të premten, Syrskyi tha se mercenarët e “Wagnerit” që kanë luftuar në vijën e parë të frontit po humbasin fuqinë dhe “po iu mbaron avulli”.

“Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç kemi bërë në të kaluarën pranë Kievit, Kharkivit, Balakliias dhe Kupianskut”, deklaroi ai.

Luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut, ku trupat ruse po pretendojnë se kanë pushtuar më shumë se gjysmën e territorit. Kjo është mohuar nga Ukraina, derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur t’i vizitojë zonat ku ka pasur luftime.

Së fundmi ai ishte në Donetsk dhe në Bakhmut.