Xi e fton Putinin që t’i vazhdojnë bisedimet në Kinë
Foto: AP
Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin që ta vizitojë Kinën këtë vit, si shenjë simbolike e mbështetjes ndaj tij pasi, gjykata ndërkombëtare e krimit, ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin mbi akuzat për deportim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.
Jinpingu ia ka bërë ftesën Putinit, gjatë takimit të martën me kryeministrin rus, Mikhail Mushustin, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Rusi.
Putini dhe Xi do të zhvillojnë pjesën e dytë të bisedimeve më vonë gjatë ditës së martë.
Putini ka deklaruar se ishte i hapur për ta diskutuar propozimin e Kinës për paqe në Ukrainë, derisa SHBA-ja i ka kërkuar Xi-së që t’i bëjë presion atij “që t’i ndalë krimet e luftës”.