Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të ndarë një pako ndihmëse prej 2 miliardë eurove, me qëllim që të blihen predha artilerie, të nevojshme për Ukrainën në luftë me Rusinë.
Siç raportoi mediumi francez AFP, ministrat u dakorduan të hënën në Bruksel që të nisin një iniciativë të përbashkët që t’ia sigurojnë Ukrainës të paktën 1 milion predha deri në vitin e ardhshëm si dhe t’i rimbushë rezervat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet ukrainase kanë deklaruar se pushtimi rus është zgjeruar në një luftë rrënuese dhe se i ka detyruar që t’i racionojnë forcat luftarake.
Kievi tha se i duhen 350.000 predha në muaj për t’i ndihmuar trupat në frenimin e sulmeve të Rusisë dhe t’i lejojnë ata të nisin kundërofensiva të reja.
Ushtria ukrainase tha se forcat ruse i kanë shtuar sulmet mbi qytetin Avdiivka, në rajonin e Donetskut, dhe se po tentojnë ta bëjnë atë një Bakhmut të dytë. Bakhmuti aktualisht është qendra kryesore e luftimeve. Trupat ruse kanë shkatërruar në masë të madhe qytetin.