Botë

Sulmi i dyshuar me dron në Siri vret disa persona

Një shpërthim në Siri të mërkurën ka vrarë të paktën tre persona sipas raportimeve. Një grup i monitoruesve të luftës ka thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulm me dron që kishte cak ushtarët e mbështetur nga Irani.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi deri tani.

Një aktivist ka thënë se ndërtesa që u bombardua përdorej si bazë për Gardën Revolucionare paramilitare të Iranit, një aleat kyç i presidentit sirian Bashar Assad, raportoi AP.

Kurse, media shtetërore siriane pretendoi se një minë “e lënë nga terroristët” shpërtheu në zonë, duke vrarë tre persona dhe duke lënduar shtatë të tjerë.

Lufta civile 12-vjeçare e Sirisë ka lënë të vdekur të paktën 300,000 persona dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë së vendit prej 23 milionë banorësh.