Botë

Adoleshenti australian kafshohet nga krokodili teksa po u ikte përmbytjeve

Një adoleshent është kafshuar nga një krokodil ndërsa po evakuohej nga përmbytjet në Territorin Verior të Australisë (NT).

Djali 17-vjeçar u kafshua "në pjesën e pasme të këmbës" ndërsa po largohej nga një komunitet i largët, tha një banor për radion ABC. Ai u dërgua në një klinikë lokale për trajtim.

Forca e Mbrojtjes Australiane është thirrur për të ndihmuar zonat e thella të goditura nga përmbytjet pas reshjeve të mëdha.

Ministri i qeverisë së NT, Chansey Paech tha se rreth 700 njerëz, përfshirë 35 me nevoja mjekësore, ishin larguar nga Kalkarindji, rreth 770 km në jug të Darvinit, pasi lumi Victoria doli nga shtrati i tij.

Territori shpalli një emergjencë për katër zona të largëta këtë javë pasi lumi Victoria krijoi nivele të mëdha përmbytjesh.