Botë

Një i vdekur nga tërmeti i së hënës në Turqi

Një person ka vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë juglindore të hënën, ndërsa 69 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Siç bënë të ditur autoritetet turke, ky tërmet me magnitudë prej 5.6 shkallë të Rihterit, ka shkaktuar shembjen e 29 ndërtesave, teksa besohet se ka njerëz që janë bllokuar në rrënoja.

Kjo pasgoditje me thellësi prej 6.15 km, goditi tri javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), Orhan Tatar, tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë vendosur në pesë ndërtesa.

Tatar ka njoftuar se ka pasur katër tërmete të reja në rajon në tre javët e fundit, si dhe 45 pasgoditje me magnitudë nga pesë deri në gjashtë shkallë.

"Ky është një aktivitet shumë i jashtëzakonshëm”, është shprehur ai.