Një raport për klimën thotë se Shtetet e Bashkuara tashmë janë duke vërejtur efektet e ndryshimeve klimatike, pasi temperaturat janë rritur në mënyrë drastike gjatë katër dekadave të fundit.
Sipas raportimeve të The New York Times, e cila ka thënë se ka siguruar një kopje të raportit të shkencëtarëve nga 13 agjenci federale, thuhet se, valët e të nxehtit janë bërë shumë me të shpeshta në krahasim me valët e të ftohtit që nga vitit 1980.
Në këtë raport, po ashtu thuhet se gazrat serrë do të ndikojnë në rritjen e temperaturës globale, gjë të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe anëtarët e kabinetit të tij e kanë hedhur poshtë.
Një shkencëtar i cituar në mënyrë anonime nga Times, ka thënë se ai dhe hulumtuesit e tjerë janë të shqetësuar se administrata e presidentit Trump, e cila duhet fillimisht ta miratojë raportin në mënyrë që të publikohet, do ta refuzojë një gjë të tillë.
-
Agjencia mjedisore amerikane lëshon raportin e klimës i penguar nga Trumpi
-
Në SHBA publikohet raporti i ri për ngrohjen globale, Shtëpia e Bardhë e kritikon
-
Alarmi i Agjencisë Amerikane: Temperaturat do të vijojnë të rriten
-
Shtëpia e Bardhë “kundër” raportit të shkencëtarëve amerikanë për ndryshimet klimatike
-
“Goditje më të mëdha po vijnë”