Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarmi i Agjencisë Amerikane: Temperaturat do të vijojnë të rriten

Një agjenci amerikane në një studim ka zbuluar se temperaturat do të vijojnë të rriten ndjeshëm për shkak të emetimeve të gazit serë. Sipas studimit, ky fenomen është i pamundur të ndalohet.

Deri në vitin 2100 temperaturat mesatare do të rriten me 3.5 gradë celcius, dhe ky fenomen do të jetë i pamundur të ndalohet. Kjo është zbuluar nga një studim me mbi 500 faqe të një agjencia federale amerikane, NHTSA, Administrata për Sigurinë e trafikut të autostradave kombëtare. Rruga e vetme është pakësimi i emisioneve të gazit serë, pra të braktisen burimet fosile, gjë që sot nuk është e realizueshme.

Studimi është prodhuar për të mbështetur vendimin e administratës së Donald Trump për të bllokuar ngritjen, e kërkuar nga ish-presidenti Barack Obama, të standardit të efiçencës energjitike për veturat dhe furgonët që do të ndërtohen pas vitit 2020. Vendimi i Trump, pranon Agjencia Amerikane, do të rrisë emisionet e gazit serë nga automjetet, por në çdo rast është i papërfillshëm në kuadron më të gjerë të ngrohjes globale.

Rritja me 3.5 gradë është llogaritur duke studiuar temperaturat e regjistruara mes viteve 1986 dhe 2005. Kjo rritje e temperaturave do të ndodhë si në rast të adoptimit të standardeve të kërkuara nga Obama apo në rast të bllokimit të këtyre standardeve për 6 vite, siç kërkon administrate Trump.