Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën prej 50 mijë personash të premten.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se vetëm në Turqi kanë vdekur më shumë se 44 mijë persona, raportoi Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, numri i të vdekurve në Siri ka shkuar në 5,915.

Tërmeti i shkallës 7,8 ka goditur dy vendet në orët e hershme të 6 shkurtit. Shumë ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e dridhjeve që kanë ndodhur kur njerëzit ishin kryesisht në gjumë.