Shtetet në rrafshnaltat veriore në Shtetet e Bashkuara po mbyllen përpara një stuhie masive dimërore, që mund të sjellë deri në 60 centimetra borë në disa zona, shoqëruar nga erëra të forta dhe temperatura të ftohta të rrezikshme.
Shumë shkolla në të gjithë Dakotan, Minesotan dhe Wisconsinin u mbyllën përpara stuhisë.
Zyrat u mbyllën dhe po ashtu edhe Legjislatura e Minesotës.
Drejtuesit e menaxhimit të emergjencave paralajmëruan njerëzit që të qëndrojnë larg rrugëve shkaku i erërave të forta.
Stuhia do të bëjë rrugën e saj drejt Bregut Lindor më vonë gjatë javës.
Vendet ku nuk bie borë mund të kenë sasi të rrezikshme akulli.