Një person që shkonte e vinte nëpër zonat e tërmetit në Turqi kinse për të ofruar ndihmë duke u shtirur si mjek, u arrestua në Stamboll.
Një prej viktimave të tij ka treguar se si u mashtrua.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai tha se ishte mjek. Tha se duheshin ilaçe për trajtim. Ia dhashë 3 mijë lira dhe telefonin tim që ta ndihmoja”.
Por, pak pas kësaj i dyshuari ishte zhdukur, kështu që viktima vendosi ta paraqesë rastin në polici. Gjatë hetimit u zbulua se ai kishte mashtruar tre persona të tjerë në Hatay me metodën e njëjtë. Pas identifikimit, ai u arrestua në Stamboll dhe nga ai u sekuestruan 8,650 lira, shkroi Sabah.
Mashtruesi vepronte si mjek duke mbështjellë plagë të lehta të të lënduarve nga rrënojat dhe duke i bërë viktimat e tërmetit të besonin se ai ishte mjek.
Nga telefoni i tij policia gjeti fotografi ku shihej ai duke kinse trajtuar plagë shumë të lehta.
Nga hetimi u zbulua edhe se i dyshuari kishte 40 akuza të tjera për mashtrim dhe kërkohej për krimin e “paraqitjes së vetes si zyrtar publik”.