Botë

Pritja te rrënojat për t’i kërkuar apo për t’u thënë lamtumirë më të dashurve

Të afërm dhe miq të familjes Dagli janë mbledhur përreth zjarrit teksa ekipet e shpëtimit po kërkojnë anëtarët e familjes që ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Antakya të Turqisë
 

Yakisikli, kuzhinier i pensionuar, ishte i afërt me nënën. Jetonte në apartamentin nën të. Ai ndodhej në shtëpi në momentin e tërmetit. “Ishim në katin e tretë dhe e pamë veten në tokë”, ka thënë ai. Apartamenti i nënës ishte në katin e dytë, por u varros.

Hamid Yakisikli ka pritur para gërmadhave të asaj që para pak javësh ishte shtëpia e tij, të cilën e bëri rrafsh me tokë tërmeti apokaliptik në qytetin Antakya. Ai dhe dy vëllezërit u kanë bërë ballë të ftohtit të madh, me xhaketa të trasha dhe kapele prej leshi, duke pritur që ekipet e shpëtimit të nxjerrin trupin e nënës së tyre, Fatmas, nga rrënojat e shtëpisë.

Që prej tërmetit të 6 shkurtit që tronditi Turqinë dhe Sirinë, të mbijetuarit janë mbledhur jashtë shtëpive dhe apartamenteve të shkatërruara. Refuzojnë të largohen.