Botë

Britania do t’i kthejë mbrapsht “brenda ditësh” njerëzit që hyjnë ilegalisht në këtë shtet

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka deklaruar se njerëzit që arrijnë në Britani pa dokumente valide do të depërtohen “brenda ditësh”.

Sunak ka thënë se këtyre njerëzve do t’u refuzohen kërkesat për azil dhe se migrantët do të kthehen mbrapshtë, raportoi The Guardian të enjten.

Ai ka shtuar se kërkon ligj të ri që ndalon personat që vijnë pa dokumente të vlefshme të kërkojnë azil.

Në një intervistë për të shënuar 100 ditët si kryeministër, ai tha se kërkesat për azil do të dëgjohen në "ditë apo javë, jo muaj apo vite".

Mbretëria e Bashkuar ka një numër të konsiderueshëm të azilkërkuesve, me më shumë se 140,000 njerëz që presin një vendim fillestar.

“Home Office” po përpiqet të dyfishojë numrin e punonjësve të çështjeve të azilit dhe të trefishojë shkallën me të cilën ata përfundojnë çështjet. Suella Braverman, sekretarja e zyrës, zbuloi në nëntor se çdo punonjës përfundonte mesatarisht një rast në javë.

Qeveria synon të ketë 2,500 punonjës të çështjeve deri në gusht, krahasuar me më pak se 600 sa ishin në vitin 2020.

“Sistemi që na nevojitet, sistemi që unë dua të prezantoj, është ai sipas të cilit, nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, duhet të ndaloheni shpejt dhe pastaj brenda disa ditësh apo javësh do të dëgjojmë pretendimin tuaj, jo muaj dhe vite, dhe atëherë ne do t'ju largojmë me siguri diku tjetër”, ka thënë Sunak.

Ai ka shtuar se synon që ta reduktojë kohën që merrte deri tani largimi i njerëzve të paligshëm nga Britania.