Botë

Andrew Tate i shndërronte gratë në skllave, thonë prokurorët rumunë

Foto: AP
 

Prokurorët në rastin e influencuesit të mediave sociale, Andrew Tate, i cili po mbahet në Rumani nën dyshimin për përdhunim dhe trafikim të grave, kanë thënë se ai i shndërronte në skllave gratë me të cilat kontaktonte përmes internetit.

Një grua nga Moldova mendonte se po bëhej fjalë për dashuri, pasi Tate i kishte ofruar asaj një jetë të re. Ata madje kishin diskutuar edhe për martesë. Ai i kishte kërkuar gruas nga Moldova vetëm një gjë: besnikëri absolute.