Hetuesit e FBI-së nuk kanë gjetur dokumente sekrete në bastisjen e shtëpisë së presidentit amerikan Joe Biden.
Të mërkurën hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë e pushimeve në Delaware. Agjentët kanë marrë disa letra të shkruara dhe disa materiale të tjera të kohës së Bidenit si zëvendëspresident.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto letra do të analizohen nga FBI-ja gjatë javëve të ardhshme.
Kontrolli i së mërkurës, rasti i tretë në shtëpi apo zyrë të Bidenit, është zhvillim i jashtëzakonshëm për presidentin aktual dhe e bëri të qartë se hetimi do të vazhdonte edhe ndaj Bidenit, i cili javë më parë ka thënë se nuk ishte në dijeni për dokumentet sekrete që posedonte në garazhin e shtëpisë.