Dy skitarë polakë kanë vdekur nga orteku në resortin dimëror në Kashmirin e kontrolluar nga India.
Policia indiane ka bërë të ditur se 21 persona të tjerë janë shpëtuar në resortin e Himalajeve. 21 turistë të huajë dhe dy guida nga Kashmiri janë bllokuar në borë shkaku i ortekut teksa ata po skijonin në pjesët e larta në Gulmarg, kanë bërë të ditur autoritetet.
Vargmali Pirpanjal në perëndim të Himalajeve është destinacion i njohur për skijim si për indianët, ashtu edhe për turistët e huaj. Në vitin 2012, së paku 17 ushtarë indianë vdiqën nga orteku i borës që goditi bazën ushtarake në Gulmarg teksa ata po stërviteshin.
Ortekët e borës dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshëm në Kashmir dhe në vitet e fundit kanë lënë qindra të vdekur. Në vitin 2017, së paku 20 ushtarë indianë vdiqën nga tre ortekë, ndërsa në vitin 2012 një ortek i madh la të vdekur 140 persona në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani.