Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermani, raportoi të mërkurën Reuters.

Siç kanë njoftuar autoritetet nga qyteti Schleswig-Holstein në kufirin danez, i dyshuari është arrestuar në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta gjermane Bild ka raportuar gjatë ditës se pesë persona u plagosën nga ky sulm, por numri i të lënduarve nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Pas rastit të ndodhur, disa shërbime midis dy qyteteve janë anuluar.

"Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast”, tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit, Sabine Suettelin-Waack.