Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur të shtunën mbrëma në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi të dielën BBC-ja.
Policia në Kaliforni i është përgjigjur këtyre të shtënave, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.
Incidenti ka ndodhur në Monterey Park, që ndodhet rreth 13 km në lindje të Los Anxhelosit, pas orës 22:00 të së shtunës.
Mijëra njerëz ishin mbledhur gjatë asaj kohe në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park. Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar apo nëse dikush ka vdekur.
Një dëshmitar okular ka thënë për Los Angeles Times se tre persona vrapuan në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte derën pasi kishte një burrë me automatik në zonë.
Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00.
Monterey Park ka një popullsi prej rreth 60,000 njerëz dhe është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik.