Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern

Jacinda Ardern - Zelanda e Re

Jacinda Ardern ka bërë të ditur se do të japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Zelandës së Re para zgjedhjeve të këtij viti. Ajo ka thënë se nuk ka më energji për të udhëhequr vendin, raporton BBC. Ardern do të largohet më 7 shkurt. 

Ardern ka treguar se sa sfiduese kanë qenë gjashtë vjet në postin e kryeministres.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetët e partisë së saj Laburiste do të votojnë të dielën për të gjetur një zëvendësuese.

Njoftimi i Ardern vjen pasi sondazhet tregojnë se Laburistët do ta kenë një rrugë të vështirë për të marrë sërish pushtetin në zgjedhjet e 14 tetorit.

Ardern 42-vjeçare, tregon se e ka menduar gjatë vendimin duke filluar nga vera e kaluar, por nuk ka gjetur “energjinë” për të vazhduar.

“Për fat të keq nuk e gjeta këtë, dhe nuk do t’i shërbeja si duhet Zelandës së Re po të vazhdoja”, thotë Ardern.

Ardern do të largohet nga posti më 7 shkurt.

Ardern u bë kryeministrja më e re në botë, kur u zgjodh në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare.