Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Personalitetet e vitit 2022: Xi Jinping – Makthi i Tajvanit

Xi Jinping ka nisur mandatin e tretë historik në kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të mbajtur në vjeshtë, duke shkelur dokumentet themeltare komuniste që nuk ia lejonin asnjë presidenti më shumë se dy mandate. Nën sundimin e Xi që nga viti 2012, Kina është bërë më autoritare në vend, duke shtypur disidencën, kritikët dhe madje edhe miliarderët dhe bizneset me ndikim.

Disa e kanë përshkruar atë si “liderin më autoritar që nga kryetari Mao”. Vetëm themeluesi i Partisë Komuniste kineze, Mao Ce Dun dhe Deng Xiaoping, lideri që zbatoi reformat ekonomike në vitet 1980, kanë hyrë në ligjin themelor shumë të rëndësishëm të vendit.

Nën sundimin e tij, Kina ka krijuar kampe “riedukimi” në Xinjiang, ku kinezët janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike të pakicave.

Pekini i Xisë ka forcuar kontrollin në Hong-Kong dhe është zotuar të “ribashkohet” me Tajvanin, me forcë nëse është e nevojshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gardiani i ishullit të vetëqeverisur, duke e furnizuar me armatim. SHBA-ja është zotuar se do të përfshihet në luftë nëse Tajvani sulmohet nga Kina.

Artikuj të ngjashëm