Botë

Rusia pretendon se përdorimi i celularëve i bëri shënjestër ushtarët e saj

Sulmi me raketa ne Donetsk

Rusia ka thënë se sulmi vrasës me raketa në ditën e Vitit të Ri, ku pretendon se humbën jetën 89 ushtarë të saj, ndodhi për shkak se trupat e saj po përdornin telefonat celularë, raporton BBC.

Rusia ka thënë se përdorimi i telefonave ka lejuar “armikun që t’i zbulojë shënjestrat”.

Një hetim ka nisur tashmë, ka thënë një zyrtar i lartë rus.

Ukraina pretendon se 400 ushtarë rusë janë vrarë – dhe rreth 300 tjerë janë plagosur – në një sulm në Makiivka, në zonën e okupuar to Donetskut.

Është numri më i madh i të vdekurve që Rusia e ka pranuar se ka pësuar në luftën në Ukrainë.

Rusia ka thënë se rreth orës 00:01 me kohë lokale në ditën e Vitit të Ri, gjashtë raketa u hodhën nga sistemi raketor amerikan Himars, dy prej të cilave u rrëzuan, por njëra goditi në shënjestër.

Zëvendëskomandanti i regjimentit, koloneli Bachurin, është mesin e viktimave, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në një komunikatë të mërkurën.

Një komision është duke hetuar rrethanat e rastit, por sipas autoriteteve ruse është “e qartë se arsyeja kryesore për sulmin ishte prezenca dhe përdorimi masiv i telefonave celularë nga trupat ruse”.

“Ky faktor ka lejuar armikun që të zbulojë dhe të gjejë koordinatat për të goditur personelin tonë ushtarak”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Zyrtarët që shpallen fajtorë në këtë hetim do të sjellën para drejtësisë, është thënë.

Rusia fillimisht kishte folur për 63 të vdekur, por pretendon se shifra është rritur në 89. Shifrat janë dukshëm më të vogla se ato që ka paraqitur Ukraina.