Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të shtunën se Ukraina mund të luftojë vetëm ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin me para dhe armë dhe se do të ketë paqe vetëm nëse amerikanët duan paqe, shkruan BBC.
“Ne jemi në anën e Hungarisë në luftën ruso-ukrainase dhe përgjigja jonë në pyetjen nëse jemi në anën e mirë apo të keqe të historisë është se jemi në anën e Hungarisë”, ka thënë Orban.
Ai thotë se Budapesti mbështet dhe ndihmon Ukrainën dhe se është në interesin e Hungarisë që Ukraina të jetë sovrane dhe që Rusia të mos përfaqësojë kërcënim të sigurisë për Evropën.
“Por nuk është në interesin tonë të heqim dorë nga të gjitha marrëdhëniet tona ekonomike me Rusinë”, ka thënë Orban.
Në deklaratën se gurthemeli i politikës së tij është se në luftën ruso-ukrainase duhet fillimisht një armëpushim dhe më pas paqja, por se lufta mund të zgjasë me dekada, Orban ka theksuar se ekziston edhe ky rrezik.
Orbani ka thënë se askush nuk mund të presë që ukrainasit të heqin dorë nga një pjesë e vendit të tyre për hir të paqes, sigurisë energjetike dhe prosperitetit të Evropës.
"Askush nuk mund ta presë këtë. Ukraina është një shtet sovran, vendimi se kur dhe pse të shkohet në luftë duhet të merret nga ukrainasit", ka shtuar kryeministri hungarez.
Ai ka thënë se ukrainasit e dinë se për çfarë duan të bien dakord dhe se çfarë do të japin dhe çfarë do të marrin - vendoset në negociata.