Të paktën tetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga një shpërthim i madh i një cisterne karburanti pranë një spitali në lindje të Johanesburgut, në Afrikën Jugore, raportojnë mediat lokale.
Cisterna duket se ka ngecur nën një urë të ulët të shtunën në mëngjes në qytetin Boksburg, rreth 100 metra nga Spitali Memorial Tambo.
Pacientët që ishin në spital u evakuuan pasi një pjesë e çatisë u shemb pas shpërthimit, raportoi BBC-ja të shtunën.
Kamioni po transportonte gaz të lëngshëm nafte, raportojnë mediat lokale.
Ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, ndodhi një shpërthim i dytë i madh që shkatërroi një makinë zjarrfikëse dhe dy automjete.
Dëshmitari okular Michael Kulinji e përshkroi shpërthimin si "më shumë si një bombë" dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte parë zjarrin nën urë.