Të paktën 26 të burgosur janë arratisur nga një burg në Libanin Perëndimor, raportoi Anadolu Agency të hënën.
Në njoftim u tha se shumica e të arratisurve ishin të dënuar për trafik droge dhe armësh. Autoritetet s’kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtarë për ikjen masive. Mediumi bëri të ditur se burgjet në Liban janë të mbipopulluara, sidomos gjatë krizës ekonomike që vendi po e përjeton tash e disa muaj.
Kriza ka rritur kushtet e rënda, duke shkaktuar edhe mungesë të kujdesit mjekësor dhe trazira brenda burgut.
Libani e ka në fuqi ligjin për dënimin me vdekje. Sipas raporteve ndërkombëtare, 81 libanezë dhe shtetas të huaj janë në pritje të dënimit me vdekje, kryesisht në burgun qendror Roumieh.