Botë

Pse tregtari rus i armëve Viktor Bout është kaq i rëndësishëm për Putinin

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakord të shkëmbejnë të burgosurit të enjten, basketbollisten amerikane Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve rusin Viktor Bout, i cili kaloi 12 vjet në një burg amerikan. Por pse Bout është kaq i rëndësishëm për Putinin?

Brittney Griner dhe Viktor Bout akuzohen për krime krejtësisht të ndryshme. Griner u dënua për posedim të një grami kanabis. Bout dyshohet se është tregtari më i suksesshëm i armëve në dekadat e fundit, duke nxitur konflikte në Afrikë dhe më gjerë, dhe u dënua në një gjykatë amerikane për planifikimin e vrasjes së amerikanëve.