Botë

Gjenden materiale të tjera sekrete në pronën e Trumpit

Në një depo e marrë me qira nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në Florida, janë zbuluar dy materiale të klasifikuara.

Trumpi punësoi një firmë të jashtme për të kërkuar pronat e tij për ndonjë material të klasifikuar, për të bashkëpunuar me një urdhëresë të jurisë në maj për dorëzimin e dokumenteve. Ai është nën hetim për mbajtje të paligjshme të materialit sekret pasi la Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, që çoi FBI-në të kërkonte pronën e tij Mar-a-Lago në gusht.

Përveç depos në Florida ku ruante materiale, u bënë kërkime edhe në dy lokacione të tjera.

Rëndësia e materialit të klasifikuar në depo nuk është bërë menjëherë e qartë, por prezenca e tij aty jep shenja se Mar-a-Lago nuk ishte vendi i vetëm ku Trumpi mbante materialin e klasifikuar. Po ashtu ofron prova të tjera se Trumpi dhe ekipi i tij nuk bashkëpunuan plotësisht me kërkesën e jurisë që kërkoi të gjitha dokumentet e markuara si të klasifikuara që ishin ende në posedimin e Trumpit, raportoi Washington Post.