Botë

Kompania e Trumpit shpallet fajtore për mashtrim tatimor

 

Kompania familjare e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit amerikan Donald Trump është shpallur fajtore për mashtrim tatimor, shkruan CNN.

Kompania e Trumpit u dënua për të gjitha akuzat të martën pas dy ditësh diskutimesh të jurisë në New York. Biznesi është sinonim i ish-presidentit amerikan, por as Trumpi dhe as anëtarët e familjes së tij nuk janë gjykuar personalisht.