Disa rajone në veri dhe jug të Brazilit janë goditur nga përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, shkruan BBC.
Disa mijëra njerëz u zhvendosën për shkak të përmbytjeve dhe të paktën tre vdekje u konfirmuan. Dhjetëra konsiderohen të zhdukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet lokale në shtetin verilindor brazilian të Sergipe konfirmuan gjithashtu një vdekje.
Pamjet me dron tregojnë vendbanimin e përmbytur në Canelinha në jug të vendit dhe të gjitha dëmet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet.
Edhe disa rrugë janë të përmbytura, gjë që ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit. Ekipet e shpëtimit përdorin varka për të ofruar ndihmë për popullatën.
Skena të ngjashme janë regjistruar edhe në periferi të Florianopolis, ku edhe zjarrfikësit po ndihmojnë banorët.
Përmbytjet në Brazil janë të zakonshme në këtë kohë të vitit dhe shpesh shkaktojnë dëme të mëdha.