Botë

Përmbytjet në Brazil lanë të paktën 10 të vdekur e mijëra njerëz pa shtëpi

Të paktën 10 persona kanë vdekur në Brazil si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga shirat. Vdekjet u regjistruan gjatë së dielës e së hënës në shtetin Minas Gerais, ku lumenjtë e tejmbushur i zhytën qytetet.

Mbi 17 mijë banorë është dashur të evakuohen nga vendbanimet, derisa autoritetet thonë se janë duke i monitoruar digat e ujit ku shpërthejnë, pasi edhe rrebeshe të tjera mund t’i prekin zonat.

Pesë persona nga një familje, dy prej tyre fëmijë, janë gjetur të mbytur në një kodër pranë qytetit Belo Horizonte.

“Ne humbëm gjithçka. Gruaja dhe fëmijët e mi u larguan nga shtëpia me një varkë”, ka deklaruar një kryefamiljar që shtëpia ua shkatërrua nga reshjet dhe vërshimet.